Vazhdon seria e tërmeteve në pjesën detare mes ishujve grekë Santorini dhe Amorgos
- Një tërmet me intensitet prej 5 ballëve është regjistruar menjëherë pas orës 3 sipas orës lokale në afërsi të Santorinit, ndërsa seria e tërmeteve në pjesën e detare mes ishujve Santorini dhe Amorgos vazhdon edhe gjatë natës, por edhe paradite, njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 12 shkurt 2024 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej 5 ballëve është regjistruar menjëherë pas orës 3 sipas orës lokale në afërsi të Santorinit, ndërsa seria e tërmeteve në pjesën e detare mes ishujve Santorini dhe Amorgos vazhdon edhe gjatë natës, por edhe paradite, njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina.
Konform të dhënave zyrtare nga Instituti gjeodninamik i Observatorit kombëtar në Athinë, përveç tërmetit më të fuqishëm janë regjistruar edhe një lëkundjesh me intensitet prej mbi 4 ballë.
Paradite në periudhë prej më pak se një orë, gjegjësisht nga ora 10:29 e mëngjesit sipas orës lokale deri në orën 11:20, janë regjistruar nëntë tërmete me magnitudë 3,9 dhe 4,9 ballë, tetë prej të cilëve ishin mbi 4 ballë.
Që nga fillimi i këtij muaji, tërmetet janë dukuri e përditshme në Santorini dhe mjaft shpesh në periudha më të vogla kohore ndodhin disa tërmete të forta dhe deri më tani janë regjistruar gjithsej katër me magnitudë 5 e lart.
Më i forti ka qenë të hënën me magnitudë 5.3, të mërkurën e kaluar ka pasur tërmet 5.2, ndërsa të dielën në mbrëmje dhe herët në mëngjes sot është regjistruar një tërmet prej 5 ballëve.
Sipas të dhënave të Komitetit ndërdisiplinor për menaxhimin e rrezikut dhe krizave pranë Universitetit të Athinës, që nga fillimi i serisë së tërmeteve në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos, gjegjësisht nga 26 janari deri më 9 shkurt, janë regjistruar mbi 14 mijë tërmete.
Vetëm të dielën e 9 shkurtit janë regjistruar mbi 1100 tërmete, nga të cilët 240 kanë qenë mbi 2.5 ballë dhe 14 mbi 4 ballë. mb/