• петок, 21 февруари 2025

Vazhdon debati publik për ndryshime ligjore për siguri më të madhe në komunikacion

Vazhdon debati publik për ndryshime ligjore për siguri më të madhe në komunikacion

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Në Kuvend, sot në orën 13:00, në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive duhet të vazhdojë debati publik për nevojën për ndryhsime të rregullativës ligjore me qëllim të prëforcimit të sigurisë në komunikacion. Në mbledhjen e sotme pritet të ceken konkludimet nga debati i mbajtur publik i cili filloi më 7 shkurt. Në debatin publik folën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, kryetari i Këshillit republikan për siguri, Goran Angellkovski, profesorë nga Fakulteti juridik dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet kompetente.

Името на Фросина Кулакова  стана симбол на неправдата која трае предолго, на системот што дозволува неодговорноста да остане неказнива и на итната потреба за промени што не смееме повеќе да г

Toshkovski me atë rast tha se fokusi nuk guxon të jetë vetëm në ligje, në ashpërsimin e dënimeve, por në ndërtimin e një sistemi i cili do të mundësojë eliminim konkret të pandëshkueshmërisë. Preventiva është me rëndësi sipas tij, por njejtë me rëndësi është të ketë sistem efikas për evidencë të rrecidivistëve me sanksione të ashpra që me të vërtetë do të zbatohen, në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e sjelljeve të njejta të rrezikshme.

Në pjesën e ndryshimeve ligjore, ai konsideroj  se është e domsodoshme revidimi i dispozitave ligjore të cilat i rregullojnë kundërvajtjet në trafik.

"Konsideroj se duhet ta revidojmë nenin 297 të Kodit penal i cili ka të bëjë me vozitjen e pandërgjegjshme, përkatësisht në mënyrë të qartë të distancohet nga dispozitat ekzistuese të cilat rregullojnë kundërvajtje në trafik në LSKRR në pjesën e vozitjes së shpejtë dhe në vend se në mënyrë alternative të shqiptohet gjoba, e njejta, në mënyrë kumulative të shqiptohet me dënim me burg. Duhet të parashihet edhe inkriminimi i drejtimit të automjetit motorizues pa patent shofer, sepse numrat janë të frikshme - në vitin 2022 u konstatuan  16.359 kundërvajtje për drejtim të automjetit motorizues pa patent shofer, në vitin 2023 19.885, ndërsa në vitin 2024 19.000 kundërvajtje. Gjithashtu mendojmë edhe për vendosje të masës së detyrueshme - marrje e automjetit gjatë rasteve më të rënda të vozitjes së pandërgjegjshme", nënvioi Toshkovski.

Theksoi se po punohet edhe në zgjerimin e mundësive të sistemit "Qyteti i sigurt" në pjesën e sanksionimit automatik të automjeteve të paregjistruara, ndërsa në fazë përgatitore është edhe furnizimi i testeve për drogë.

Министерот за правда Игор Филков, осврнувајќи се на состојбите во Судскиот совет посочува дека тој треба да биде независно тело кое во одлуките ќе се води од индивидуалната дисциплинска одгов

Ministri Fillkov në debatin publik informoi se ministritë e Drejtësisë, Punëve të Brendshme, gjykatës nga Sektori për kundërvajtje në Gjykatën penale Shkup dhe profesorë universitarë, po punojnë në implementimin e ndryshimeve të reja ligjore në Ligjin për kundërvajtje dhe Ligjin për siguri të komunikacionit në rrugë.

Nisma për debatin publik pasoi pas rastit me Frosina Kullakovën, e cila më 29 janar u shkel për vdekje në kalimin për këmbësorë në bulevardin "Aradhat partizane" nga ana e 20-vjeçarit Vasill Jovanov nga Shkupi.

Nisma për mbajtje të debatit publik u parashtrua nga ana e deputetëve të partive në pushtet, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, ndërkaq mbështetje dhanë deputetët nga të gjitha partitë politike. ab/

Foto: МIА Arkivi

Остани поврзан