• сабота, 22 февруари 2025

USAID: Të gjithë të punësuarit në pushim administrativ nga e shtuna, përveç personelit të funksioneve kyçe

USAID: Të gjithë të punësuarit në pushim administrativ nga e shtuna, përveç personelit të funksioneve kyçe

Uashington, 6 shkurt 2025 (MIA) – Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) njoftoi se të premten, 7 shkurt në orën 23:59, të gjithë të punësuarit direkt të angazhuar në Agjenci do të lëshohen në pushim administrativ në mbarë botën, me përjashtim të një personeli të caktuar përgjegjës për funksionet kyçe, liderët kyç dhe konkretisht programe të caktuara. 

Siç është bërë e ditur, personeli themelor i cili pritet të vazhdojë me punë do të njoftohet nga udhëheqësia e Agjencisë deri të enjten, 6 shkurt, në orën 15 sipas kohës lokale. 

Për personelin e USAID-it të vendosur aktualisht jashtë SHBA-së, Agjencia, në koordinim me misionet dhe Departamentin e Shtetit, po zhvillon aktualisht një plan, në përputhje me të gjitha kërkesat dhe ligjet në fuqi, sipas të cilit Agjencia do të rregullojë dhe paguajë për udhëtimin e kthimit në SHBA brenda 30 ditëve dhe do të parashikojë përfundimin e kontratave që nuk janë përcaktuar të jenë thelbësore.

“Agjencia do t’i shqyrtojë përjashtimet nga rasti në rast dhe vazhdimin e udhëtimit kthyes në bazë të vështirësive personale ose familjare, shqetësim për lëvizshmërinë ose sigurinë ose arsyeve të tjera”. 

Për shembull, Agjencia do të shqyrtojë përjashtime në bazë të kohës së shkollimit të personave të ngarkuar, nevojat personale ose familjare mjekësore, shtatzëni dhe arsye të tjera”, thuhet në kumtesë. 

Shtohet se do të sigurohen edhe udhëzime për atë si të punësuarit mund të kërkojnë përjashtim. 

USAID, e themeluar në vitin 1961, është një nga agjencitë më të mëdha zyrtare për ndihmë në botë dhe ka misione në mbi 100 vende, para së gjithash në Afrikë, Azi, Amerikë të Jugut, Lindje të Mesme dhe Evropën Lindore. 

Presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi në fillim të shkurtit se do të shfuqizonte agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Funksionimi i agjencisë është vënë në pikëpyetje pasi administrata Tramp njoftoi se po mendonte shkrirjen e USAID-it me Departamentin e Shtetit, në mënyrë që të reduktonte stafin e agjencisë dhe të përafronte shpenzimet e saj me politikën e Tramp "Amerika në vend të parë". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан