Ursula fon der Lajen dhe Tusk: Kontrbandistët, Lukashenko dhe Putin nuk do të vendosin se kush do të hyjë në Evropë
- Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen deklaroi sot në Gdanjsk se Bashkimi Evropian do ta respektojë refuzimin e Polonisë për t'iu përmbajtur Paktit të migracionit dhe do të refuzojë të pranojë emigrantë sipas kuotave, sepse Brukseli e kupton se në kufirin polak me Bjellorusinë dhe Rusinë me BE-në, nuk bëhet fjalë për migrim klasik, por për sulm hibrid të atyre vendeve ndaj BE-së.

Varshavë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen deklaroi sot në Gdanjsk se Bashkimi Evropian do ta respektojë refuzimin e Polonisë për t'iu përmbajtur Paktit të migracionit dhe do të refuzojë të pranojë emigrantë sipas kuotave, sepse Brukseli e kupton se në kufirin polak me Bjellorusinë dhe Rusinë me BE-në, nuk bëhet fjalë për migrim klasik, por për sulm hibrid të atyre vendeve ndaj BE-së.
"Në kufirin lindor nuk bëhet fjalë për migrim klasik. Është një sulm hibrid, një instrumentalizim i migrimit nga Bjellorusia dhe Rusia. Këtu BE-ja qëndron në solidaritet me Poloninë, Finlandën dhe Letoninë. Ne evropianët vendosim se kush vjen tek ne dhe në çfarë kushtesh, jo trafikantët e qenieve njerëzore, jo Lukashenko dhe Putini", tha Ursula fon der Lajen në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin polak Donald Tusk.
Tusk u tha gazetarëve pas një takimi me komisarët evropianë dhe kryetarin e KE-së në portin Baltik se ata në takimin dyditor nuk diskutuan për Paktin evropian të migracionit por përsëriti se Polonia thjesht refuzon të respektojë ato dispozita që kanë të bëjnë me zhvendosjen e refugjatëve tashmë në BE.
Kryeministri polak paralajmëroi se vendi i tij ndodhet në një situatë të veçantë, pasi ka pranuar një numër të madh refugjatësh ukrainas të luftës dhe njëkohësisht është nën presion të madh nga regjimet bjelloruse dhe ruse, të cilat, tha ai, e kanë kthyer migrimin në armën e tyre në luftën hibride kundër Polonisë dhe BE-së.
Lidhur me rikthimin e kontrolleve kufitare brenda zonës Shengen për shkak të migrimit të paligjshëm, kryetari i KE-së deklaroi se mbrojtja më e mirë e kufijve të jashtëm të BE-së redukton nevojën që vendet të vendosin kontrolle kufitare me fqinjët e tyre brenda BE-së.
"Bisedimet për kthimin me vendet e origjinës së emigrantëve po përparojnë më mirë. Është gjithashtu një sinjal për migrantët se është më mirë të vijnë legalisht. Mos kërkoni rrugë për në Evropë përmes kontrabandistëve. Ju rrezikoni, humbisni para dhe nëse kapeni, do të ktheheni përsëri. Në të vërtetë, kjo nuk është mënyra", u bëri thirrje kryetari i KE-së migrantëve.
Tusk njoftoi sot se Polonia po përgatitet të vendosë kontrolle kufitare me Sllovakinë.
Kryeministri polak njoftoi gjithashtu se Polonia së shpejti do të miratojë një plan për të përshpejtuar deportimin e të huajve dhe refugjatëve që abuzojnë me mikpritjen polake duke shkelur ligjet dhe duke u përfshirë në aktivitete kriminale. mb/
Foto: FB i Tusk