• сабота, 22 февруари 2025

Uollstrit xhurnal: Kina ka propozuar që të jetë nikoqire e takimit Tramp-Putin

Uollstrit xhurnal: Kina ka propozuar që të jetë nikoqire e takimit Tramp-Putin

Uashington, 13 shkurt 2025 (MIA) - Autoritetet kineze në javët e kaluara kanë propozuar që Pekini të jetë nikoqir i takimit mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit rus Vladimir Putin, si dhe ndihmë për negociatat paqeruajtëse për Ukrainën, publikoi Uollstrit xhurnal, duke iu referuar burimeve të Pekinit dhe Uashingtonit.

Gazeta thekson se përfaqësuesit kinezë përmes ndërmjetësve ia kanë dërguar këto oferta ekipit të Trampit dhe nuk kanë parashikuar pjesëmarrje të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në bisedimet mes Trampit dhe Putinit.

Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar se ka marrë një ofertë të këtillë nga Kina.

Burime të gazetës kanë thënë se propozimi i Pekinit që të arrihet marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës konkretisht e thekson përfshirjen e Kinës si "garant" me dërgimin e forcave paqesore në rajon.

Sipas gazetës, propozimi i Kinës u prit me skepticizëm në SHBA dhe Evropë për shkak të shqetësimeve për "lidhjet gjithnjë e më të ngushta" midis Pekinit dhe Moskës.

Duke cituar burime të njohura me qëndrimin e Pekinit, gazeta shkruan se propozimi kinez nuk përfshin asnjë detyrim për Pekinin për të reduktuar mbështetjen e pretenduar ekonomike për Moskën. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан