UNRVA: Mijëra palestinezë u larguan nga Xhenini
- Pothuajse të gjithë banorët janë larguar nga lagjja e refugjatëve në Xhenin në pjesën veriore të Bregut Perëndimor për shkak të sulmeve të ashpra izraelite ndaj palestinezëve militantë në këtë zonë, njoftuan Kombet e Bashkuara.

Gjenevë, 4 shkurt 2025 (MIA) - Pothuajse të gjithë banorët janë larguar nga lagjja e refugjatëve në Xhenin në pjesën veriore të Bregut Perëndimor për shkak të sulmeve të ashpra izraelite ndaj palestinezëve militantë në këtë zonë, njoftuan Kombet e Bashkuara.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) bëri të ditur se rreth 30.000 njerëz kishin kërkuar strehim në rrethinë. Megjithatë, burimet në zonë dhanë vlerësime më të ulëta për numrin e banorëve të zhvendosur, ku numri i njerëzve që kanë mbetur atje është rreth 1.000.
Armata izraelite fillimisht nuk e komentoi raportin.
Zëdhënësja e UNRVA tha se rreth 100 ndërtesa në zonë janë shkatërruar ose u dëmtuar rëndë nga shpërthimet e fuqishme të dielën.
Xhenini konsiderohet një bastion i palestinezëve militantë. Më 21 janar, Izraeli nisi atje operacionin më të madh ushtarak në vitet e fundit.
Izraelitët thanë se rreth 50 militantë ishin vrarë në sulmet ajrore në ditët e fundit. Janë arrrestuar më shumë se 100 të dyshuar, dhjetëra armë janë konfiskuar dhe qindra mjete shpërthyese janë shkatërruar, thanë ata.
Sipas raporteve palestineze, janë vrarë edhe një numër i madh i civilëve.
Foto: EPA