Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së shënon 34 vjetorin, Mickoski bëri thirrje për unitet dhe vlera në familje
- Është e rëndësishme që të gjithë të jemi si një, sepse atëherë askush nuk mund të na bëjë asgjë. Kur jemi të ndarë, atëherë jemi pre e lehtë për grabitqarët. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi një dhe kjo vlen veçmas për të rinjtë, porositi sot kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në manifestimin e organizuar nga Unioni i forcave të reja (UFR) me rastin e 34 vjetorit të themelimit të Unionit.

Shkup, 6 prill 2025 (MIA) - Është e rëndësishme që të gjithë të jemi si një, sepse atëherë askush nuk mund të na bëjë asgjë. Kur jemi të ndarë, atëherë jemi pre e lehtë për grabitqarët. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi një dhe kjo vlen veçmas për të rinjtë, porositi sot kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në manifestimin e organizuar nga Unioni i forcave të reja (UFR) me rastin e 34 vjetorit të themelimit të Unionit.
Ai theksoi se është e rëndësishme që edhe të rinjtë të jenë avangarda, siç është Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së.
"Mund të them se sot Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së udhëheq me Maqedoninë, udhëheq proceset në Maqedoni. Dhe jam i bindur se një pjesë e madhe prej jush do të vazhdojnë t'i udhëheqin ato procese edhe në të ardhmen, qoftë në nivel lokal apo nivel qendror. Gëzohem pa masë kur shoh njerëz të tillë të motivuar të cilët janë të gatshëm të përballen me sfida dhe ato në baza ditore dhe t'i zgjidhin ato", theksoi Mickoski.
"Në jetë fitojmë vlera dhe ato vlera pastaj ua kalojmë atyre që na trashëgojnë dhe një nga ato vlera të rëndësishme është edhe familja. Sot patriotizmi modern është edhe dashuria për Maqedoninë dhe gjithçka që lidhet me Maqedoninë është e ardhmja e Maqedonisë si shtet, por edhe e ardhmja e njërit prej popujve më pak të shumtë në Evropë e që është populli maqedonas bashkë me qytetarët e tjerë që jetojnë sot në Maqedoni- varet nga ajo vlerë, nga ajo shtyllë që quhet familje. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse nëse kemi një familje të madhe dhe nëse fillojmë të formojmë familje si të rinj, atëherë nuk ka mënyrë më të mirë për të shprehur patriotizmin dhe dashurinë tonë për popullin tonë dhe vendin tonë", theksoi Mickoski.
Foto: VMRO-DPMNE