• сабота, 22 февруари 2025

UNHR e hodhi poshtë propozimin e Tampit për shpërnguljen e palestinezëve

UNHR e hodhi poshtë propozimin e Tampit për shpërnguljen e palestinezëve

Gjenevë, 5 shkurt 2025 (MIA) - Çdo shpërngulje e detyruar ose deportim i njerzëve nga territori i okupuar e shkel të drejtën ndërkombëtare, njoftoi sot Zyra për të drejta të njeriut të KB-së (UNHR) si përgjigje e propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për shpërnguljen e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe zhvendosja e tyre në Egjipt dhe Jordani.

"Me rëndësi kyçe është që të arrijmë deri në fazën e ardhshme nga armëpushimi, për t'i liruar të gjithë pengjet dhe të arrestuarit në mënyrë arbitrare, për t'i dhënë fund luftës dhe për të rindërtuar Gazën, në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut", thuhet në deklaratën e UNHR-së, të raportuar nga mediat britanike.

Më herët gjatë ditës së sotme, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, Tramp deklaroi se SHBA-ja do të "marrin" Rripin e Gazës, duke e përshkruar vizionin e tij për këtë zonë si "Riviera e Lindjes së Mesme".

Ai përsëriti propozimin e tij për zhvendosjen e përhershme të palestinezëve, duke theksuar se ata duhet të lëvizin në vende të tjera arabe, si Jordania dhe Egjipti, dhe se Gaza aktualisht është "vetëm gërmadha". mb/

Foto: EPA

Остани поврзан