• сабота, 22 февруари 2025

UNHCR: Në Itali në janar kanë arritur 54 për qind më shumë emigrantë se sa në janar të vitit 2024

UNHCR: Në Itali në janar kanë arritur 54 për qind më shumë emigrantë se sa në janar të vitit 2024

Romë, 3 shkurt 2025 (MIA) - Agjencia për refugjatë e KB-së (UNHCR) sot kumtoi se 3.479 emigrantë kanë arritur në brigjet e Italisë në janar, që është rritje për 13 për qind në krahasim me 3.080 sa arritën në dhjetor dhe rritje prej 54 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar.

Theksohet se rreth 99 për qind e njerëzve të cilët kanë arritur në Itali muajin e kaluar, ishin nisur nga Libia, ndërsa rreth 83 për qind kanë arritur në ishullin jugor lampeduza, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Në kumtesë ceket edhe se emigrantët më shpesh vijnë nga Bangladeshi (35 për qind), Pakistani (22 për qind), Siri (13 për qind), Egjipt (tetë për qind), Etiopi (pesë për qind), Eritre (katër për qind), Algjeri, Maroko dhe Somali nga dy për qind. ab/

Foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан