• сабота, 22 февруари 2025

UNFPA paralajmëroi rritje të vdekshmërisë te nënat në Afganistan për shkak të ndërprerjes së ndihmës amerikane

UNFPA paralajmëroi rritje të vdekshmërisë te nënat në Afganistan për shkak të ndërprerjes së ndihmës amerikane

Gjenevë, 4 shkurt 2025 (MIA) - Përfaqësuesi i Agjencisë së KB-së për shëndet seksual dhe riprodhim (UNFPA), Pio Smith, sot paralajmëroi se më shumë se nëntë milionë afganë do të mbesin pa qasje në shërbimet shëndetësore për shkak të ndërprerjes së financimit të kësaj organizate.

Mediat britanike citojnë se përveç kësaj, rreth 1,2 milionë refugjatë afganë në Pakistan do të mbesin pa qasje në mbrojtjen shëndetësore, nëse SHBA nuk vazhdon me financimin e UNFPA-së, rreth 1.000 nëna në Afganistan mund të vdesin në tre vitet e ardhshme.

"Çfarë ndodh kur puna jonë nuk financohet? Gratë lindin vetëm, në kushte johigjienike. Të porsalindurit vdesin nga shkaqe të parandalueshme. Nëse marr shembullin e Afganistanit, midis viteve 2025 dhe 2028 ne vlerësojmë se mungesa e mbështetjes së SHBA-së do të çojë në 1.200 vdekje të nënave dhe 109,000 shtatzëni të tjera të padëshiruara", tha Smith në Gjenevë.

Ai vuri në dukje se Afganistani ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë së nënave në botë, me një nënë që vdes çdo dy orë nga ndërlikimet e shtatzënisë së parandalueshme.

Riva Eskinazi, drejtore për marrëdhënie me donatorët në Federatën Ndërkombëtare të Prindërimit të Planifikuar (IPPF), tha se ky organ do të duhet gjithashtu të ndalojë planifikimin për shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues në Afrikën Perëndimore.

"Mund të parashikojmë një rritje të shtatzënive të padëshiruara dhe vdekjeve të nënave. Do të ketë probleme në dërgimin e kontraceptivëve për anëtarët tanë. "Është shkatërruese", tha ajo.

IPPF, federata e organizatave kombëtare që bën përpjekje për shëndetin seksual dhe riprodhues, beson se gjatë katër viteve të ardhshme duhet të heq dorë nga të paktën 61 milionë dollarë nga financimi amerikan në 13 vende, nga të cilat shumica janë në Afrikë.

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp muajin e kaluar urdhëroi një pauzë 90-ditore të ndihmës për zhvillimin e huaj dhe anuloi pjesëmarrjen e SHBA-së në traktatet ndërkombëtare kundër abortit, duke ndërprerë financimin e planifikimit familjar të SHBA-së për organizatat e huaja që sigurojnë ose promovojnë abortin. sa/

Остани поврзан