Ukraina mohon se rusët e morën Toreckun
- – Armata ukrainase mohoi se Rusia e ka fituar Toreckun, njoftoi Ukrinform.

Kiev, 8 shkurt 2025 (MIA) – Armata ukrainase mohoi se Rusia e ka fituar Toreckun, njoftoi Ukrinform.
Dje Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse njoftoi se qyteti në zonën Donjeck, në lindje të Ukrainës, tani është nën kontroll të forcave ruse.
Por, mbrëmë Ministria e Punëve të Brendshme e mohoi këtë akuzë. Sipas kumtesës, luftëtarët e tij e mbrojnë Toreckun, marrin ushqim dhe ujë përmes dronëve.
Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës sot në mëngjes njoftoi për 10 sulme ruse në afërsi të Toreckut.
Të premten ishin regjistruar gjithsej 123 konflikte të armatosura. Numri më i madh i sulmeve ruse ishin në drejtim të Pokrovskut. fc/
Fotografia: EPA