Ukraina mbrëmë rrëzoi 30 dronë, Rusia neutralizoi 23, është djegur rafineria në rajonin Samarsk
- Fluturake ukrainase pa pilot gjatë natës e sulmuan dhe dëmtuan kompleksin për përpunim të naftës Sizran në rajonin Samarsk, ndërsa sipas raportimeve të meidumeve lokale, janë goditur edhe dy elektrana, që shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ngrohjes qendrore.
Moskë/Kiev, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Fluturake ukrainase pa pilot gjatë natës e sulmuan dhe dëmtuan kompleksin për përpunim të naftës Sizran në rajonin Samarsk, ndërsa sipas raportimeve të meidumeve lokale, janë goditur edhe dy elektrana, që shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ngrohjes qendrore.
Banorët e Sizranit paraqitën shpërthime edhe zjarr në rajonin e rafinerisë, përderisa fotografi dhe video nga flakët u publikuan në rrjetet sociale, kumtoi servisi publik ukrainas Suspilna.
Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se gjatë natës janë kryer sulme me fluturake pa pilot në rjaonet Belogorod, Kursk, Saratov, Volgorod dhe Rost, ndërsa mbrojtja ruse thuhet se ka rrëzuar 25 fluturake pa pilot, nga të cilët 12 ishin mbi rjaonin Samara.
Nga ana tjetër, Forcat ukrainase për mbrojtje ajrore në kanalin telegram theksuan se gjatë natës së kaluar neutralizuan 30 nga gjithsej 48 fluturake pa pilot që Rusia i ka shfrytëzuar për sulm ndaj vendit, transmetoi agjencia Ukrinform.
Sulmi ajror thuhet se ishte refuzuar nga forcat për mbrojtje ajrore, forcat për luftë elektronike, sistemet pa pilot dhe grupet mobile zjarrfikëse të forcave të armatosura ukrainase.
Ukrinform, gjithashtu, njofton se gjatë ditës së kaluar në rajonin e hersonit, forcat ruse sulmuan infrastrukturë kritike dhe publike dhe rajone banesore, me ç'rast ishin lënduar katër persona. ab/
foto: МIА arkivi