Ukraina, Lindja e Mesme dhe marrëdhëniet BE-SHBA, temat kryesore në Këshillin për punë të jashtme të Unionit
- Ngjarjet e fundit e ndërlidhura me agresionin rus ndaj Ukrainës, gjendja në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, janë temat kryesore në seancën e sotme të Këshillit për punë të jashmme të BE-së në Bruksel.

Bruksel, 27 janar 2025 (MIA) - Ngjarjet e fundit e ndërlidhura me agresionin rus ndaj Ukrainës, gjendja në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, janë temat kryesore në seancën e sotme të Këshillit për punë të jashmme të BE-së në Bruksel.
Para mbledhjes së Këshillit, me të cilin do të kryesojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kalas, shefat e diplomacive të vendeve-anëtare të Unionit do të kenë mëngjes pune, në të cilin do të bisedojnë për kërcënimet hibride, me të cilat përballet blloku, të ndërlidhura me sabotazhet e paradokohshme, kiber sulmet, përpjekjet për implikim dhe ndikim ndaj proceseve zgjedhore dhe dëmtimin e infrastrukturës nënujore në Detin Baltik.
Takimi i ministrave të punëve të jashtme do të fillojë me shkëmbim joformal të mendimeve përmes lidhjes video-konferencore me kolegut të tyre Andrij Sibiha për rrjedhën më të re të ngjarjeve në Ukrainë të ndërlidhur me agresionin rus dhe prioritetet aktuale të vendit.
Pas kësaj ministrat evropianë do të debatojnë për mënyrat e përforcimit të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin furnizim me municion dhe sisteme për mbrojtje antiajrore dhe stërvitje dhe pajisim të forcave të armatpsura ukrainase.
Ministrat do të diskutojnë për mundësitë e rritjes së presionit ndaj Rusisë, duke përfshirë edhe për pakon e 16-të të sanksioneve, përgatitja e së cilës është duke vijuar, si dje për përpjekjet për sigurimin e përgjegjësisë dhe për finalizimin e punës së Grupit themelues për Tribunanlin special për krime të kryera gjatë agresionit rus.
Gjatë drekës së punës ministrat e punëve të jashtkme do të shkëmebjnë mendime për marrëdhëniet BE-SHBA, në dritën e hyrjes në detyrë të presidentit të ri amerikan Donald Tramp.
Qëllimi i diskutimit është që të identifikohen sfidat, të kontraktohen prioritetet, të hatohen mundësitë për axhendën pozitive dhe të koordinohet angazhimi mes vendeve-anëtare në raportet me SHBA-në.
Në pjesën e pasdite të mbledhjes së Këshillit do të diskutohet për ngjarjet më të reja në Lindjen e Afërt pas marrëveshjes për armëpushim në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, si dhe për gjendjen në Siri dhe Liban.
Anëtarët e Këlshillit do të shkëmbejnë opinione edhe për masat e mbështetjes së Sirisë dhe lehtësimin e mundshëm të kornizës së sanksioneve evropiane ndaj vendit, pas rrëzimit të "regjimit kriminel" të ish-presidentit sirian, Bashar al Asad.
BE insiston në shfrytëzimin e mundësisë historike për ribashkimin dhe rindërtimin e Sirisë dhe thekson rëndësinë e një procesi politik gjithëpërfshirës që do të "përmbushë aspiratat legjitime të popullit sirian në përputhje me parimet themelore të Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së".
Ministrat do të diskutojnë gjithashtu zhvillimet në Gaza pas armëpushimit të 15 janarit, ku pritet të bëjnë thirrje për respektimin e plotë të marrëveshjes, si dhe të riafirmojnë angazhimin e BE-së për arritjen e një paqeje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të bazuar në zgjidhjen me dy shtete - Izraeli dhe Palestina, që do të ekzistojnë njëra krah tjetrës në paqe dhe siguri.
Gjithashtu është parashikuar që Kalas t'i informojë ministrat për përgatitjet për takimin e Këshillit për asociacion BE-Izrael dhe për dialogun e parë të nivelit të lartë të Unionit me autoritetet palestineze
Lidhur me Libanin, Këshilli do të bisedojë për mbështetjen e forcave të armatosura libaneze dhe institucionet shtetërore, me qëllim që të konsolidohet armëpushimi i arritur në nëntor të vitit 2024, Pas zgjedhjes së presidentit të ri libanez pas diçka më shumë se 26 muaj, pritet që ministrat të përqendrohen edhe në mundësinë e riatkvitizimit të partneritetit mes BE-së dhe Libanit. mb/