Ukraina kumtoi se ka sulmuar një pikë komanduese ruse në rajonin Kursk
- Ushtarët ukrainas deklaruan sot se kanë kryer sulm ndaj një pike komanduese ruse në rajonin Kursk.

Kiev, 4 shkurt 2025 (MIA) - Ushtarët ukrainas deklaruan sot se kanë kryer sulm ndaj një pike komanduese ruse në rajonin Kursk.
"Objekti pësoi dëm të konsiderueshëm, që çoi edhe drejt viktimave të konsiderueshme mes personelit armiqësor", kumtoi Shtatmadhoria ukrainase në Telegram.
Ukrinform konkretizon se sulmi ishte në Novoivanovka, në rajonin Kursk.
Ushtria ukrainase kumtoi për disa sulme ndaj objekteve ushtarake dhe energjetike ruse në javët e fundit. Forcat ukrainase po luftojnë kundër ushtarëve rusë në rajonin Kursk pasi që Ukraina filloi operacion tejkufitar atje vitin e kaluar. ab/
Foto: ЕPА