• сабота, 22 февруари 2025

Ukraina ka robëruar më shumë se 900 ushtarë rusë gjatë operacionit në Kursk

Ukraina ka robëruar më shumë se 900 ushtarë rusë gjatë operacionit në Kursk

Kiev, 6 shkurt 2025 (MIA) - Ukraina sot njoftoi se ka robëruar më shumë se 900 ushtarë rusë gjatë luftimeve gjashtëmujore në rajonin perëndimor të Rusisë, Kursk. 

Operacioni luftarak ukrainas pas kufirit me Rusinë filloi vitin e kaluar në gusht.

"Gjatë operacionit, forcat ukrainase kanë robëruar 909 ushtarë rus, duke plotësuar ndjeshëm fondin për këmbim", thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase. "Kjo mundësoi që të kthehen në shtëpi qindra mbrojtës ukrainas që mbahen në burgjet ruse", thuhet në kumtesë.

Vitin e kaluar, ushtria ukrainase njoftoi se forcat e saj kanë robëruar më shumë se 700 ushtarë rusë gjatë operacionit në rajonin Kursk. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан