• сабота, 22 февруари 2025

Uashington post: Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë mendojnë të ulin buxhetin e agjencive federale nga 30 deri 40 për qind

Uashington post: Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë mendojnë të ulin buxhetin e agjencive federale nga 30 deri 40 për qind

Uashington, 13 shkurt 2025 (MIA) - Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë po mendojnë për uljen e buxhetit të agjencive federale me një mesatare prej 30 deri në 40 për qind, duke u fokusuar në uljen e konsiderueshme të stafit, njofton Uashington post duke u thirrur në burime anonime. 

Gazeta shton se ekipi i miliarderit Ilon Mask i cili tani është pjesë e Departamentit për efikasitetin e qeverisë (DOGE), inicioi largime të mëdha nga puna të punonjësve federal.

Presidenti amerikan Donald Tramp dhe Ilon Mask kanë filluar programin për "dorëheqjen e shtyrë" e cila ka për qëllim të inkurajojë punonjësit federalë që të lënë vullnetarisht punën e tyre me kompensim financiar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан