"Uashington post": Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka pezulluar dhjetëra të punësuar
- – Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së pezulloi dhe dërgoi në shtëpi dhjetëra të punësuar përgjegjës për Ukrainën, Iranin dhe Korenë e Veriut, njoftoi “Uashington post”, duke iu referuar disa burimeve.

Uashington, 23 janar 2025 (MIA) – Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së pezulloi dhe dërgoi në shtëpi dhjetëra të punësuar përgjegjës për Ukrainën, Iranin dhe Korenë e Veriut, njoftoi “Uashington post”, duke iu referuar disa burimeve.
Sipas gazetës, më 22 janar, shefi i kabinetit të këshilltarit amerikan për siguri kombëtare, Brajan Mekormak, ka pasur “bisedë të shkurtër” në të cilën u ka thënë nëpunësve nga radhët e ndihmësve ose nëpunësve të deleguar menjëherë ta lëshojnë ndërtesën, të shkojnë në shtëpi dhe të mbeten “në kontakt”.
Ai, gjithashtu, tha se duhet të kthehen në punë vetëm nëse këtë e kërkojnë shefat e emëruar nga Trampi.
Vendimi ishte marrë aq shpejtë sa disa të punësuar nuk mundën normal të largohen nga kompleksi i Shtëpisë së Bardhë sepse u ishin marrë lejet, deklaroi një nga burimet e “Uashington post”.
Masat e tilla gazeta i quajti “pastrim” që presidenti i ri amerikan Donald Tramp e bën në udhëheqësinë e SHBA-së që ta harmonizojë me politikën e ardhshme të administratës së tij.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Brajan Hjuz, deklaroi se këshilltari i presidentit amerikan Majkëll Uollc ka urdhëruar “kontroll” të dhjetëra nëpunësve në Shtëpinë e Bardhë, përgjegjës për çështje të ndryshme.
Kjo ka për qëllim, mes tjerash, të sigurohet se personeli i Këshillit të Sigurisë Kombëtare është i “përkushtuar në përmbushjen e agjendës së Trampit – Amerika në vend të parë”, tha Hjuz.
Nga mesdita e 20 janarit, kur Trampi e mori funksionin, tha ai, “zbatojmë analiza për personelin dhe marrim vendime në bazë të vlerësimeve”. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s