• недела, 08 март 2026

Tërmet është ndjerë në Dibër, Kërçovë, Ohër, Resnjë dhe Strugë, epiqendra në Greqi

Tërmet është ndjerë në Dibër, Kërçovë, Ohër, Resnjë dhe Strugë, epiqendra në Greqi

Shkup, 8 mars 2026 (MIA) – Herët në mëngjes, në orën 4 e 32 minuta, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Republikës, në Dibër, Kërçovë, Ohër, Resnjë dhe Strugë ishte ndjerë tërmet epiqendra e të cilit rrjedh nga Greqia, rreth 200 kilometra në jug të Shkupit, me Mangitudë lokale të Rihterit, ML5.5. 

Opservatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Natyror – Matematikor njoftoi se intensiteti i tërmetit të ndjerë sipas të dhënave është III ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

Остани поврзан