Tërmet me intensitet prej 5,3 ballë në afërsi të Santorinit - më i fuqishmi deri tani në serinë disaditore
- Tërmet me intensitet prej 5,3 ballë sipas Rihterit u regjistrua shkurt pas orës 22 sipas kohës lokale në afërsi të Santorinit, që njëheri është edhe më i fuqishmi në serinë e tërmeteve në pjesën detare mes ishujve Santorini dhe Amorgos në të paktën dhjetë ditët e kaluara, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 5,3 ballë sipas Rihterit u regjistrua shkurt pas orës 22 sipas kohës lokale në afërsi të Santorinit, që njëheri është edhe më i fuqishmi në serinë e tërmeteve në pjesën detare mes ishujve Santorini dhe Amorgos në të paktën dhjetë ditët e kaluara, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Tërmete mbi pesë ballë janë regjistruar mbrëmë - saktë 5 ballë dhe të mërkurën e kaluar - 5,2 ballë.
Sonte, tërmeti është ndjerë në pothuaj të gjitha ishujt në afërsi, por edhe në pjesë të Athinës. bsh/