• сабота, 22 февруари 2025

Tërmet me fuqi prej 4,4 ballë në Shqipëri, epiqendra në afërsi të Shkodrës

Tërmet me fuqi prej 4,4 ballë në Shqipëri, epiqendra në afërsi të Shkodrës

Tiranë, 24 janar 2025 (MIA) - Tërmet me fuqi prej 4,4 ballë pasdite është regjistruar në pjesën veriore të Shqipërisë, i cili është ndjerë edhe në Mal të Zi.

Epiqendra e dridhjes është 14 kilometra në jug të Shkodrës dhe 57 kilometra në juglindje të Podgoricës në thellësi prej 10 kilometra.

Sipas Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, tërmeti nuk shkaktoi dëm material, përveç panikut mes banorëve. sa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан