• сабота, 22 февруари 2025

Tërheqje e madhe e Koka Kolës nga tregjet në Evropë për shkak të nivelit të lartë të klorit

Tërheqje e madhe e Koka Kolës nga tregjet në Evropë për shkak të nivelit të lartë të klorit

Bruksel, 27 janar 2025 (MIA) - Filiali evropian për mbushjen e shisheve të prodhuesit gjigant Koka Kola kumtoi se ka urdhëruar tërheqje të madhe të Koka Kolës, Sprajtit, Fantës dhe pijeve tjera, pasi kontrollet kanë konfirmuar nivel të lartë të klorit.

"Tërheqja ka të bëjë me kanaçe dhe shishe qelqi të shpërndara në Belgjikë, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Luksemburg nga nëntori", deklaruan nga kompania në Evropë.

Ata pohojnë se edhe pse "nuk kanë një numër të saktë", është tërhequr "sasi e konsiderueshme" pijesh. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан