• вторник, 30 декември 2025

Të paktën pesë persona u vranë në një shpërthim në xhaminë alavite në qytetin sirian Homs

Të paktën pesë persona u vranë në një shpërthim në xhaminë alavite në qytetin sirian Homs

Homs, 26 dhjetor 2025 (MIA) – Të paktën pesë persona u vranë, ndërsa 21 janë lënduar gjatë një shpërthimi në një xhami që i takon pakicës alavite në qytetin sirian Homs, informuan mediat britanike, duke e cituar zëdhënësin e Ministrisë siriane të Shëndetësisë, Naxhib al-Nasan. 

Numrat janë preliminarë, që nënkupton se numri i viktimave mund të rritet, njoftuan mediat lokale. 

Shërbimi për informim i qytetit Homs njoftoi se bomba ka shpërthyer në xhaminë Imam Ali bin Taib. Forcat e sigurisë e rrethuan zonën. 

Sipas Isam Naameh, përfaqësues lokal qeveritar, shpërthimi ka ndodhur gjatë lutjes në xhami. 

Për momentin ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. 

Siria është tronditur nga disa episode të dhunës sektare pasi lideri shumëvjeçar Bashar al-Asad, anëtar i pakicës alavite, ishte rrëzuar nga pushteti në ofensivën kryengritëse vitin e kaluar dhe ishte zëvendësuar nga qeveria e kryesuar nga anëtarë të pakicës myslimane sunite. 

Paraprakisht këtë muaj, dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil ishin vrarë në Sirinë qendrore nga një sulmues për të cilin autoritetet besojnë se është anëtar i grupit sunit Shteti Islamik. fc/

Foto: Profili në X i SANA-s

Остани поврзан