Të paktën 26 persona e humbën jetën në Bangladesh pasi që një autobus ra në lum derisa tentonte të hipte në traget
- Të paktën 24 persona e humbën jetën pasi që një autobus me rreth 40 udhëtarë ra në lumin Padma derisa tentonte të hipte në traget në Bangladesh, kumtuan sot persona zyrtarë.
Daka, 26 mars 2026 (MIA) - Të paktën 24 persona e humbën jetën pasi që një autobus me rreth 40 udhëtarë ra në lumin Padma derisa tentonte të hipte në traget në Bangladesh, kumtuan sot persona zyrtarë.
Fatkeqësia ndodhi dje kur autobusi e humbi kontrollin derisa po i afrohej tragetit në Daulatdia në qarkun Raxhbari, rreth 100 kilometra larg Dakës. Autobusi u përmbys dhe u fundos pothuajse nëntë metra në lum, sipas policëve, zjarrrfikësve dhe nëpunësve për mbrojtje civile.
Shpëtimtarët nxorën 22 trupa nga autobusi i fundosur, mes të cilëve gjashtë burra, 11 gra dhe pesë fëmijë, deklaroi përfaqësuesi i shërbiomit zjarrfikës, Talha Bin Zasim.
Deri më tnai është konfirmuar vdekja e 24 personave, mes të cilëve edhe dy gra të cilat ndërruan jetë pasi që u shpëtuan, tha ai.
Katër brigada zjarrfikëse dhe 10 zhytës e udhëhiqnin hulumtimin shpëtues, të mbështetur nga armata, policia, roja bregdetare dhe autoritetet lokale.
Nëpunësit druajnë se disa udhëtarë mund të jenë zhdukur. Qindra njerëz vdesin në aksidente me traget në Bagladesh çdo vit. ab/
foto: ЕPА