• сабота, 22 февруари 2025

Të paktën 17 nxënës humbën jetën nga zjarri në një shkollë në veri të Nigerisë

Të paktën 17 nxënës humbën jetën nga zjarri në një shkollë në veri të Nigerisë

 Abuxha, 5 shkurt 2025 (MIA) - Të paktën 17 nxënës kanë vdekur nga zjarri në shtetin verior të Nigerisë Zamfara, bëri të ditur sot zëdhënësi i policisë Jazid Abubakar.

Në zjarrin që shpërtheu mbrëmë humbën jetën nxënës në një shkollë islame në qytetin Kauran Namoda në shtetin Zamfara, të moshës nga shtatë deri në 17 vjeç, ndërsa 12 u dërguan në spital me djegie të rënda, bëri të ditur policia. 

Abubakar tha se hetimi është në vijim për të përcaktuar shkakun e zjarrit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан