• вторник, 30 декември 2025

Të paktën 13 të vdekur në një aksident hekurudhor në Meksikë

Të paktën 13 të vdekur në një aksident hekurudhor në Meksikë

Meksiko Siti, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën 13 persona humbën jetën kur një tren me 250 udhëtarë doli nga binaret në shtetin federal jugor Oahaka, njoftuan autoritetet meksikane.

Marina meksikane në kumtesë citoi se 13 persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa 98 u lënduan, nga të cilët 36 persona janë në trajtim spitalor.

Presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum deklaroi se pesë persona janë në gjendje kritike.

Në kumtesën paraprake, marina citoi se treni, i përbërë nga katër vagonë dhe dy lokomotiva, ka transferuar 241 udhëtarë dhe nëntë anëtarë të personelit kur doli nga binaret në afërsi të qytetit Nizkanda.

"Treni ndëroqeanik" ka qarkulluar përmes vendkalimit Tehuantepek, nga porti Salina kruz në bregun e Paqësorit deri në Koacakoalkos në Gjirin Meksikan.

Marina njoftoi se ka angazhuar 360 pjesëtarë të marinës, 20 automjete, katër automjete ambulatore, tre helikopterë për ndihmë të shpejtë mjekësore dhe një dron taktik në operacionin për kërkim dhe shpëtim. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан