• сабота, 22 февруари 2025

Të paktën 12 studentë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi me një kamion në Brazil

Të paktën 12 studentë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi me një kamion në Brazil

 Brazil, 21 shkurt 2025 (MIA) - Të paktën 12 studentë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi me një kamion në një autostradë në juglindje të Brazilit, ndërsa 21 persona janë lënduar, njoftoi sot policia.

 Në kumtesë theksohet se shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i lënduar, u përpoq të largohet nga vendi i aksidentit, por u kap dhe u shtrua në spital.

 Shoferi më vonë është akuzuar për tentativë ikje nga vendi i ngjarjes, vrasje dhe lëndim trupor.

 Në shtetin brazilian Sapo Paolo, ku ndodhi aksidenti,  është shpallur tre ditë zie.

 Më shumë se 10.000 njerëz humbën jetën në aksidente trafiku në Brazil vitin e kaluar, bëri të ditur Ministria e Transportit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан