Të paktën 10 të vdekur nga stuhia e borës në juglindje të SHBA-së
- Të paktën 10 persona e humbën jetën në stuhinë e borës që e kaploi pjesën juglindore të SHBA-së, kumtoi Njujork Tajms.

Nju-Orleans, 22 janar 2025 (MIA) - Të paktën 10 persona e humbën jetën në stuhinë e borës që e kaploi pjesën juglindore të SHBA-së, kumtoi Njujork Tajms.
Stuhia, e cila filloi të martën, u shkaktua nga ajri i ftohtë nga Arktiku, ndërkaq pritet të sjellë edhe deri 15 cm borë në komunitetet bregdetare, prëderisa temperaturat nën zero do t'i bëjnë kushtet për vozitje "jashtëzakonisht të rrezikshme".
Guvernatori i Karolinës Veriore, Xhosh Stajn, u bëri thirrje qytetarëve në pjesën lindore të shtetit të evitojnë udhëtimet për shkak të kushteve të rrezikshme nëpër rrugë.
"Krahas kësaj, në kufirin mes Xhorxhias dhe Floridës parashihen ngrica në rrugë, që plotësisht e rrezikon komunikacionin", deklaroi Brajan Harli, meteorolog nga Shërbimi nacional meteorologjik.
Reshje rekorde të borës janë vërejtur në Nju-Orleans, ku shtresa e borës arrin 30 cm, që është e jashtëzakonshme për atë rajon.
Gjithashtu, mbi 15 cm shtresë bore ka në rajonin Mobil, Alabama, duke e rrëzuar rekordin e vitit 1895.
Meteorologët presin që moti i lig do të tërhiqet deri nga e mërkura pasdite, por paralajmërojnë se moti i ftohtë, megjithatë, do të paraqesë rrezik për të udhëtuar dhe për të qëndruar në ambiente të jashtme.
Stuhia e borës i kaploi shtetet jugore amerikane, përfshirë Teksasin, Luizianën, Misisipin, Alabamën, Xhorxhian, Karolinën Jugore dhe Floridën.
Mbi 2.100 fluturime u anuluan nëpër SHBA, prëderisa aeroportet në Hjuston dhe Talahasi janë mbyllur.
Për herë të parë në Teksas dhe Luizianë është dhënë paralajmërimi për stuhi të borës. ab/
Foto: МIА arkivi