Të gjithë njerëzit në aeroplanin e udhëtarëve të "Amerikan erllajns" dhe në helikopterin e ushtrisë të cilët u përplasën mbi Uashington supozohet se janë të vdekur, deklaroi shefi i shërbimit zjarrfikës
- – Të gjithë 64 personat në aeroplanin e udhëtarëve të “Amerikan erllajns” dhe tre në helikopterin ushtarak që u përplasën mbi Uashington supozohet se janë të vdekur, deklaroi shefi i shërbimit zjarrfikës në Uashington, Xhon Doneli, i cituar nga DPA.

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) – Të gjithë 64 personat në aeroplanin e udhëtarëve të “Amerikan erllajns” dhe tre në helikopterin ushtarak që u përplasën mbi Uashington supozohet se janë të vdekur, deklaroi shefi i shërbimit zjarrfikës në Uashington, Xhon Doneli, i cituar nga DPA.
Të paktën 28 trupa ishin nxjerrë nga ujërat e lumit Potomak pasi aeroplani i “Amerikan erllajns” me 64 persona u përplas me një helikopter ushtarak gjatë fluturimit në aeroportin kombëtar “Ronald Regan” në afërsi të Uashingtonit.
Kërkimi pas njerëzve të tjerë vazhdon, por Doneli vlerëson se nuk ka të mbijetuar. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por sipas hetuesve, ai ka mundur të parandalohet.
Trupi i aeroplanit është gjetur i kthyer në ujë, ndërsa janë zbuluar edhe mbetje të helikopterit.
“Të gjithëve na vjen keq për viktimat”, tha kryetari i Uashingtonit, Muriel Bouzer.
Aeroporti “Ronald Regan” përsëri do të jetë i hapur në orën 11 sipas kohës lokale. fc/
Fotografia: EPA