Të dielën në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në atmoferë të ndarjeve të tella në shoqëri
- Të dielën në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas disa muajsh negociatash të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit dhe për të formuar Qeverinë, ndërsa gjëja e vetmja për të cilën partitë thellësisht të ndara të Kosovës kanë arritur më në fund të bien dakord për t'i dhënë fund ngërçit janë zgjedhjet e reja.
Prishtinë, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Të dielën në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas disa muajsh negociatash të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit dhe për të formuar Qeverinë, ndërsa gjëja e vetmja për të cilën partitë thellësisht të ndara të Kosovës kanë arritur më në fund të bien dakord për t'i dhënë fund ngërçit janë zgjedhjet e reja.
Zgjedhjet, sipas modelit proporcional, zgjedhin 120 anëtarë të Kuvendit të Kosovës për një mandat katërvjeçar, kurse 20 mandate janë të rezervuara për anëtarët e komuniteteve pakicë, dhjetë prej të cilave janë për komunitetin serb.
Mediat perëndimore shkruajnë se favoritët kryesorë për fitoren dhe pozicionin e kryeministrit të Kosovës janë kryeministri aktual në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ekonomisti Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Agjencitë shkruajnë se Kurti (50), partia e të cilit është një përzierje e majtës dhe nacionalizmit të theksuar, nuk i la asgjë rastësisë dhe se investoi energji të jashtëzakonshme në fushatën zgjedhore, duke udhëtuar dhe lobuar në të gjithë Kosovën.
"Kurti dhe Vetëvendosja do të kenë mbështetje të fortë nga votuesit, kryesisht falë programit të reformave dhe luftës kundër korrupsionit. Por nëse Kurti fiton të dielën, ai do të gjendet nën presion të fortë ndërkombëtar për të rinovuar negociatat me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje", shkruajnë mediat franceze, ndërsa sot e publikoi RTL e Luksemburgut.
Sfiduesi i tij kryesor do të jetë ish-kreu i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza (62), i cili u zgjodh së fundmi kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Favoriti i tretë në zgjedhje, sipas mediave franceze është, 42 vjeçari Lumir Abdixhiku, i cili është lideri më i ri i partisë më të vjetër të Kosovës, LDK-së.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u mbajtën në shkurt të këtij viti, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme të dielën marrin pjesë 8 parti, tre koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. mb/
Foto: MIA