Turqia do të pranojë 15 palestinezë të liruar nga burgjet izraelite
- Turqia do t'i pranojë 15 të burgosur palestinez të liruar nga burgjet në Izrael, njofton televizioni turk Si-En-En.

Ankara, 4 shkurt 2025 (MIA) - Turqia do t'i pranojë 15 të burgosur palestinez të liruar nga burgjet në Izrael, njofton televizioni turk Si-En-En.
Palestinezët në ditët në vijim do të arrijnë në Turqi.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan deklaroi se një nga kushtet e marrëveshjes për armëpushim në Gazë parasheh se "të burgosurit" palestinez nuk do të mbesin në vendet palestineze pas lirimit të tyre. Ai shtoi se presidenti Rexhep Taip Erdogan ka dhënë urdhër që Turqia të pranojë një pjesë të të liruarve palestinez.
Sipas Si-En-En turk, Erdogani urdhëroi që pritja e 15 palestinezëve në territorin turk të kryhet nën koordinimin e Shërbimit informativ kombëtar MIT. Palesinezët do të mundë të arrijnë në Turqi përmes Egjiptit.
Regjimi për armëpushim në Rripin e Gazës hyri në fuqi më 19 janar. qa/
Foto: arkivi i MIA-s