• сабота, 21 февруари 2026

Turizmi është një nga prioritetet tona, shënohet rritje të numrit të turistëve dhe bujtjeve, thotë Mickoski

Turizmi është një nga prioritetet tona, shënohet rritje të numrit të turistëve dhe bujtjeve,  thotë Mickoski

 Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Turizmi është një nga prioritetet e Qeverisë dhe masat dhe aktivitetet e ndërmarra në atë drejtim rezultojnë me rritjen e numrit të turistëve dhe numrit bujtjeve, konsideron kryeministri Hristijan Mickoski. Dhton se po punohet në mënyrë aktive për të krijuar kushte për rritje të mëtejshme të këtyre numrave në vitet e ardhshme dhe që numri bujtjeve të rritet në pesë milionë në vit.

"Turizmi është një nga prioritetet tona. Vitin e kaluar, sipas numrave që i publikoi Enti Shtetëror i Statistikës, kemi një numër më të madh turistësh prej mbi gjashtë për qind. Por, ajo që është veçanërisht inkurajuese është se numri i turistëve të huaj është rritur për mbi dhjetë për qind. Ky është një numër dyshifror. Po i afrohemi numrit prej tre milionë e gjysmë bujtjeve, që është gjithashtu një e dhënë shumë e rëndësishme", deklaroi Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të një salle sportive në shkollën fillore "Dimo Haxhi Dimov" në lagjen Vllae, Komuna Karposh.

 Këtë vit, shtoi Mickoski, përsëri ka grupe të organizuara dhe qeveria është përsëri proaktive.

"Po punojmë vazhdimisht dhe pres përsëri numër dyshifror rritje të turistëve të huaj dhe në përgjithësi pres që të kemi një rritje të numrit të turistëve në Maqedoni në vitin 2026. Po punojmë paralelisht dhe në drejtim të mbështetjes së ndërtimit, përmirësimit dhe rinovimit të kapaciteteve ekzistuese turistike dhe kapaciteteve të hotelerisë. Qëllimi ynë është të arrijmë, nëse është e mundur, pesë milionë bujtje në Maqedoni, që do të përaqesë një rekord historik dhe tani po punojmë në atë drejtim. Këtë vit presim të arrijmë tre milionë e gjysmë hap pas hapi, dhe pastaj më tej, kështu që nëse gjithçka shkon siç duhet, nuk do të habitem nëse kjo ndodh në vitin 2028, 2029", theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut..

 

Остани поврзан