Tryeza festive në Greqi këtë vit më e shtrenjtë se vitin e kaluar
- Mes 3, 6 dhe 7 për qind është më e shtrenjtë tryeza festive në Greqi në krahasim me vitin e kaluar, por megjitatë, grekët, së paku ata me të cilët bisedoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nuk lejojnë ky shtrenjtim i çmimeve t'u ndikojë dhe t'ua prishë disponimin festiv.
Athinë, 27 dhjetor 2025 (МIА)
Sanja Ristovska – korespondente e MIA-s nga Athina
Mes 3, 6 dhe 7 për qind është më e shtrenjtë tryeza festive në Greqi në krahasim me vitin e kaluar, por megjitatë, grekët, së paku ata me të cilët bisedoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nuk lejojnë ky shtrenjtim i çmimeve t'u ndikojë dhe t'ua prishë disponimin festiv.

Qendra e Athinës, si në prag të Krishtlindjeve, ashtu edhe tani, në prag të Vitit të Ri është përplot me grekë, të cilët ose kërkojnë në moment të fundit dhurata për më të afërmit ose i blejnë produktet e domosodshme për tyrezën festive apo thjeshtë, kanë dalë në shetitje të kënaqen në atmosferën festive.

Darka familjare si për natën e Buzmit, ashtu edhe për Natën e Vitit të Ri. është traditë në Greqi, ndërsa këtë vit tryeza festive për gjashtë deri tetë persona kushton prej 111,97 deri 160,03 euro, që është prej 3,6 deri 7,1 për qind më e shtrenjtë se vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti për tregti dhe shërbime të Konfederatës greke për tregti dhe sipërmarrësi.
Shtrenjtim më të madh të çmimeve në krahasim me vitin e kaluar ka tek mishi i qinxhit dhe i viçit, për 18,2 dhe 16,7 për qind, ndërsa mishi i derrit është për 9,4 për qind më i shtrenjtë, që njëherit ndikojnë në rritjen e çmimeve.
Më i shtrenjtë është edhe djathi feta, por edhe pijet si birra dhe vera.

Tryeza festive në Greqi më shpesh përmban: peta, sallata, mish, ose i derrit ose gjel deti, por edhe ëmbëlsirat tradicionale festive.
Sipas të dhënave të Institutit për tregti dhe shërbime të Konfederatës greke për tregti dhe sipërmarrësi, gjel deti është prej 6,50 deri 17 euro varësisht nga ajo nëse është i ngrirë ose i freskët, përderisa mishi i derrit është prej 6 deri 15,5 euro.
Sipas analizave në mediumet greke, tryeza festive këtë vit është një rpej më të shtrenjtave në disa vitet e fundit.

Nuk është i vogël numri edhe i turistëve të cilët Athinën e zgjedhin si destinacion festiv
Një shetitje e vogël në qendër të Athinë është e mjaftueshme të konstatohet se metropoli grek është edhe destinacion festiv, duke pasur parsysh atë që nuk është i vogël numri i turistëve të cilët zgjedhin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri për t'i kaluar mu këtu.
Vizitënnë Akropol dhe lokacionet e tjera historike i kombinojnë edhe me lokacionet festive, parqet e krishtlindjes, por edhe sheshin qendror Sintagma që tashmë një muaj është zbukuruar për festat.

Para një muaji, gjatë ndriçimit të bredhit të Vitit të Ri në qendër të Athinës, prefekti i Athinës Haris Dukas në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nëse metropoli grek mund të numërohet në destinacionet turistike të fundvitit, theksoi se mbushja e hoteleve në Athinë flet vetvetiu.

Atmosferën festive në metropolin grek e plotësojnë edhe një sërë parqesh tematike dhe marketi komunal i krishtlindjes.
Foto: МIА