Tre të lënduar në aksidentin zinxhiror mbrëmë në qarkoren e Shkupit afër liqenit të Smillkovës (PLT)
- Një kamion me targa bullgare dhe një makinë me targa të Kosovës janë në mesin e pjesëmarrësve në aksidentin zinxhiror që ndodhi mbrëmë në qarkoren e Shkupit në afërsi të liqenit të Smillkovës, ku mbetën të lënduar tre persona, njëri prej të cilëve mori lëndime të rënda.

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Një kamion me targa bullgare dhe një makinë me targa të Kosovës janë në mesin e pjesëmarrësve në aksidentin zinxhiror që ndodhi mbrëmë në qarkoren e Shkupit në afërsi të liqenit të Smillkovës, ku mbetën të lënduar tre persona, njëri prej të cilëve mori lëndime të rënda.
"Me datë 22.01.2025, rreth orës 20:30, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën - qarkoren e Qytetit të Shkupit në afërsi të udhëkryqit Smillkovc, ka ndodhur një aksident trafiku mes një makine të pasagjerëve ‘folksvagen golf’ me targa të Shkupit i drejtuar nga K.S (54) nga f. Haraçinë e Shkupit, automjetin ‘hjundai’ me targa të Kosovës i drejtuar nga B.B.(54) nga Kosova, automjetin ‘bmv’ me targa të Shkupit i drejtuar nga M.D.(27) nga f. Radishan, rajoni i Shkupit, kamionin ‘skania’ me rimorkio me targa bullgare i drejtuar nga D.D.V (55) nga Bullgaria dhe një autobusi të parkuar ‘sanos’ me targa të Shkupit", thonë nga MPB.
Në aksidentin lëndime të rënda trupore ka marrë drejtuesi i automjetit “golf” K.S nga Haraçina, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë shoferët B.B nga Kosova dhe M.D nga Radishani, të konstatuara nga Spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.
Është kryer mbikëqyrje nga ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup.
Foto: arkivi i MIA-s