Tri qeveri të huaja kanë pasur plane të shkaktojnë dëm fizik shtetasve të Australisë, tha shefi i intelegjencës australiane
- Tri qeveri të huaja kanë planifikuar të shkaktojnë dëme fizike njerëzve të cilët jetojnë në Australi, deklaroi sot shefi i agjencisë së intelegjencës për siguri Majk Burges. Ai nuk i tregoi emrat e shteteve.

Kanberrë, 19 shkurt 2025 (MIA) - Tri qeveri të huaja kanë planifikuar të shkaktojnë dëme fizike njerëzve të cilët jetojnë në Australi, deklaroi sot shefi i agjencisë së intelegjencës për siguri Majk Burges. Ai nuk i tregoi emrat e shteteve.
Në fjalimin e tij vjetor mbi kërcënimet kundër Australisë, ai theksoi se një qeveri ishte përpjekur të mashtrojë një mbrojtës të të drejtave të njeriut për të udhëtuar nga Australia në një vend të tretë, ku komplotistët kanë planifikuar ta lëndojnë ose ta vrasin.. Shërbimet e intelegjencës kanë intervenuar dhe e ka ndërprerë udhëtimin e tij.
Një qeveri tjetër planifikon të lëndojë ose vrasë më shumë njerëz në Australi si pjesë e një komploti më të gjerë për të eliminuar kritikët e saj në mbarë botën. Duke punuar me agjencitë e sigurisë ndërkombëtare, shërbimet australiane po e pengojnë operacionin në fazën e hershme.
Në dy raste, komplotistët ishtin jashtë shtetit dhe jashtë fushëveprimit të legjislacionit australian. Burxhis nuk dha detaje për komplotin e qeverisë së tretë të huaj. qa/
Foto: EPA