• сабота, 22 февруари 2025

Trampi thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin “menjëherë” për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trampi thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin “menjëherë” për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Davos, 24 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dëshiron të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin sa më shpejt të jetë e mundur për t'i dhënë fund luftës me Ukrainën dhe shprehu dëshirën e tij për të punuar në reduktimin e armëve bërthamore.

Shefi i shtetit amerikan në fjalimin në Forumin ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, shprehu keqardhje që konflikti ka marrë jetën e një numri të madh njerëzish.

“Unë me të vërtetë do të doja të takohem me presidentin Putin për t'u siguruar se lufta do të përfundojë”, ka thënë Trampi i cili të hënën mori detyrën për mandatin e tij të dytë si president i SHBA-së. "Nga ajo që dëgjoj, Putini do të donte të më shihte, do ta takoja menjëherë... Nuk takohemi çdo ditë, ushtarët vdesin në fushën e betejës”.

Tramp shtoi se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka thënë atij se është gati të bëjë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës. 

Ai u tha pjesëmarrësve në Davos se përpjekjet e SHBA-së për të siguruar zgjidhje paqësore tani shpresojnë se janë duke u zhvilluar, por nuk ka dhënë detaje.

"Dhe kjo nuk është për shkak të ekonomisë apo diçka tjetër. Kjo është nga perspektiva e miliona njerëzve të humbur... Kjo është masakër. Dhe me të vërtetë duhet ta ndalim atë luftë”, ka thënë presidenti amerikan. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trampi dhjetëra herë tha se do të ndërmjetësonte një marrëveshje paqësore midis Ukrainës dhe Rusisë në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Trampi shtoi se shpreson se Kina do të ndihmojë që t'i jepet fund asaj lufte.

"Ata (kinezët) kanë një ndikim të madh në këtë situatë", ka thënë tutje Tramp. Shpresoj se mund të punojmë së bashku për t'i dhënë fund".

Trampi ka thënë se dëshiron të punojë në reduktimin e armëve bërthamore, duke shtuar se beson se Rusia dhe Kina mund të mbështesin uljen e kapaciteteve të tyre.

"Ne do të donim të shihnim denuklearizimin... dhe do ju them - presidentit Putin i pëlqeu shumë ideja e reduktimit të armëve bërthamore. Dhe mendoj se edhe pjesa tjetër e botës”, ka thënë mes tjerash Trampi.

Тагови

Остани поврзан