Trampi tha se sot do të publikojë tarifat prej 25 për qind për çelik dhe alumin dhe konfirmoi se dëshiron që SHBA-ja do ta blejë Gazën
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se sot do të publikojë tarifat prej 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA. Tramp e deklaroi këtë para gazetarëve në Air Force One dhe shtoi se do të shpallë dogana reciproke nesër ose të mërkurën, të cilat do të hyjnë në fuqi pothuajse menjëherë dhe do të nënkuptohet se SHBA do të vendosin detyrime importi për produktet në rastet kur një vend tjetër vendos tarifa për mallrat amerikane.

Uashington, 10 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se sot do të publikojë tarifat prej 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA. Tramp e deklaroi këtë para gazetarëve në Air Force One dhe shtoi se do të shpallë dogana reciproke nesër ose të mërkurën, të cilat do të hyjnë në fuqi pothuajse menjëherë dhe do të nënkuptohet se SHBA do të vendosin detyrime importi për produktet në rastet kur një vend tjetër vendos tarifa për mallrat amerikane.
Gjatë kohës së mandatit të parë, Trampi vendosi tarifa prej 25 për qind për çelik dhe 10 për qind për alumin, por më vonë ndau kuota pa dogana për disa partnerë tregtarë, përfshirë Kanadanë, Meksikën, BE-në dhe Britaninë e Madhe.
Presidenti amerikan, gjithashtu, tha se beson se SHBA-ja ka përparuar në bisedimet me Rusinë për luftën në Ukrainë, por refuzoi të japë detaje për bisedën e tij të fundit me presidentin rus, duke shtuar se pret bisedime të reja.
Trampi, gjithashtu, tha se është plotësisht i përkushtuar ndaj propozimit të tij që SHBA-ja ta blejnë dhe të zotërojnë Gazën, por se ishte e mundur që pjesë të territorit t'u jepeshin vendeve të tjera të Lindjes së Mesme për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit.
Ai gjithashtu deklaroi se SHBA-ja kanë më pak borxh sesa mendohej dhe pyet nëse mund të ketë mashtrim në lidhje me pagesën e borxhit.
Sipas Ministrisë amerikane të financave e cila luan rol qendror në sistemin financiar global, SHBA-ja aktualisht kanë borxh të papaguar prej 36,2 trilion dollarë.
Trampi shprehu dyshime për ardhmërinë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID) dhe tha se do t'i lejojë Departamentit të shtetit të menaxhojë financat e mbetura, duke sugjeruar që disa nga stafi i agjencisë mund të shkojnë atje. qa/
Foto: EPA