• сабота, 22 февруари 2025

Trampi paralajmëron dogana për BE-në, planifikon dogana prej 10 për qind për Kinën nga 1 shkurti

Trampi paralajmëron dogana për BE-në, planifikon dogana prej 10 për qind për Kinën nga 1 shkurti

Uashington, 22 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp premtoi se do të vendosë dogana për BE-në dhe se administrata e tij po shqyrton opsione që të vendosë dogana prej 10 për qind për mallra të importuara nga Kina nga 1 shkurti. 

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-së tha se tashmë ka vendosur dogana të mëdha për Kinën gjatë kohës së mandatit të tij të parë. Ai shtoi se BE-ja dhe vendet e tjera, gjithashtu, kanë çekuilibër shqetësues tregtar me SHBA-në.

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për neve”, tha Trampi. “Domethënë, së shpejti do të jetë objekt i doganave. Kjo është mënyra e vetme... të ketë drejtësi”, shtoi presidenti amerikan. fc/

 

Остани поврзан