Trampi paralajmëroi se afati për TikTok-un mund të vazhdohet
- Presidenti amerikan Donad Tramp sot tha se vazhdimi 75-të ditësh në zbatimin e ndalesës për aplikacionin kinez për video të shkurtra Tik-Tok mund të vazhdohet, por që nuk mendohet se kjo do të jetë e domosdoshme.

Uashington, 14 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donad Tramp sot tha se vazhdimi 75-të ditësh në zbatimin e ndalesës për aplikacionin kinez për video të shkurtra Tik-Tok mund të vazhdohet, por që nuk mendohet se kjo do të jetë e domosdoshme.
DUke folur para gazetarëve në Dhomën Ovale, Trampi tha se ende shpreson se do të arrijë marrëveshje me TikTok-un për ta mbajtur aplikacionin aktiv në SHBA.
"Pra, kam 90 ditë prej para dy javësh dhe jam i sigurtë se mund të vazhdohet. Por, do të shohim, mendoj se nuk është e nevojshme", tha Trampi.
Ejpëll do ta kthejë aplikacionin TikTok, në pronësi të "Bajt dens" (ByteDance), në EjpëllStor, me urdhër të prokurorit amerikan Pem Bondi, lajmëroi Blumberg. Ejpëll konfirmoi se aplikacioni prej sot sërish do të jetë i arritshëm. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s