• сабота, 22 февруари 2025

Trampi paralajmëroi ndërprerje të mundshme të importit amerikan të naftës nga Venezuela

Trampi paralajmëroi ndërprerje të mundshme të importit amerikan të naftës nga Venezuela

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se administrata e tij sipas gjitha gjasave do të ndërpresë importin e naftës nga Venezuela. 

“Nuk duhet ta blejmë naftën e tyre. Kemi mjaftueshëm naftë”, u tha Trampi gazetarëve në Dhomën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Ai këtë deklaratë e dha disa orë pasi zyrtarisht e mori funksionin presidenti i 47-të i SHBA-së.

Nga ana e tij, i dërguari i Trampit për misione speciale Riçard Grenell paraprakisht njoftoi se bisedon me një numër të madh të personave zyrtarë në Venezuelë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан