• сабота, 22 февруари 2025

Trampi për sot paralajmëro takim mes përfaqësuesve rusë, ukrainas dhe amerikanë

Trampi për sot paralajmëro takim mes përfaqësuesve rusë, ukrainas dhe amerikanë

 Uashington, 14 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikn, Donald Trampi, paralajmëroi mbrëmë "takim në Mynih të premten, mes përfaqësuesve të lartë nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja". Në Mynih sot fillon konferenca ndërkombëtare e sigurisë dhe do të zgjasë deri më 16 shkurt.

 Trampi u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se "rusët atje do të takohen me njerëz nga vendi ynë. Është ftuar edhe Ukraina. Nuk e di saktësisht se kush do të përfaqësojë secilin vend, por do të jenë përfaqësues të lartë nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja".

 Kievi ka njoftuar se nuk po mendon të marrë pjesë në takimin në Mynih me përfaqësuesit rusë të paralajmëruar nga Trampi.

 "Një qëndrim i përbashkët i rënë dakord (me aleatët e Kievit) duhet të jetë në tryezë për bisedime me rusët... Tani për tani nuk ka asgjë në tryezë. Bisedimet me rusët nuk janë planifikuar", tha Dmitro Litvin, këshilltar i presidentit Volodimir Zelenski.

 

Остани поврзан