Trampi nënshkroi disa urdhra përfshirë edhe deklasifikimin e dosjes për atentatin ndaj Kenedit
- – Presidenti amerikan Donald Tramp urdhëroi deklasifikim të dosjeve të qeverisë amerikane për atentatet ndaj presidentit Xhon Kenedi në vitin 1963, vëllait të tij Robert F. Kenedi në vitin 1968 dhe liderit për të drejta të qytetarëve, Martin Luter King të njëjtin vit.

Uashington, 24 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp urdhëroi deklasifikim të dosjeve të qeverisë amerikane për atentatet ndaj presidentit Xhon Kenedi në vitin 1963, vëllait të tij Robert F. Kenedi në vitin 1968 dhe liderit për të drejta të qytetarëve, Martin Luter King të njëjtin vit.
“Gjithçka do të zbulohet”, deklaroi presidenti amerikan për gazetarët derisa e nënshkruante dekretin në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Trampi, gjithashtu, nënshkroi urdhër ekzekutiv për faljen e 23 personave të akuzuar nga administrata e kaluar për pjesëmarrje në protesta kundër abortit. “Ata persona nuk duhej të ndiqeshin penalisht”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se ka nderin që ka nënshkruar një dekret të tillë.
Trampi tha se do të ankohet për vendimin e gjykatësit federal i cili përkohësisht pezulloi kontestimin e shtetësisë pas lindjes. fc/
Fotografia: EPA