Trampi: Nuk dua që kurdët të përfshihen në luftën në Iran
- – Presidenti amerikan Donald Tramp e hodhi poshtë mundësinë që luftëtarët kurdë të përfshihen në luftën në Iran.
Uashington, 8 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp e hodhi poshtë mundësinë që luftëtarët kurdë të përfshihen në luftën në Iran.
“E përjashtova këtë, nuk dua që kurdët të hyjnë”, deklaroi Trampi para gazetarëve në aeroplanin presidencial “Er Fors Uan”.
“Nuk dua që kurdët të lëndohen ose vriten. Kishim marrëdhënie të mira. Ata janë të gatshëm të hyjnë, por unë me të vërtetë u thash se nuk dua të përfshihen”, shtoi ai.
Trampi tha se Uashingtoni “nuk dëshiron që lufta të bëhet më e komplikuar se që është tani”.
Shumë kurdë iranianë jetojnë në Irakun fqinj për shkak të përndjekjes sistematike në atdheun e tyre. Një pjesë e tyre tani shohin mundësinë për rrëzimin e qeverisë iraniane dhe për marrjen e mbrojtjes dhe lirive më të madhe pikërisht aty ku pati ndryshim të pushtetit”, thekson DPA.
Trampi para pak kohësh bisedoi me telefon me disa liderë kurdë.
“Uollstrit xhurnall” duke cituar zyrtarë të qeverisë amerikane, raportoi më parë se Trampi mendon për mbështetjen e kurdëve irakianë në luftën kundër udhëheqjes iraniane.
Sipas disa raporteve mediatike, agjencia amerikane e inteligjencës CIA ka filluar të armatosë grupe kurde në rajon para disa muajve.
Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë ato raporte si të pasakta.
Kurdët janë grup etnik prej rreth 30 milionë njerëzve të cilët jetojnë kryesisht në Irak, Iran, Siri dhe Turqi. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s