• сабота, 22 февруари 2025

Trampi “nuk është i sigurt” se marrëveshja për Gazën do të zbatohet

Trampi “nuk është i sigurt” se marrëveshja për Gazën do të zbatohet

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se nuk është i bindur se marrëveshja për armëpushim në Gazë do të zbatohet.

I pyetur nga gazetarët teksa kthehej në Shtëpinë e Bardhë nëse të dyja palët do ta ruanin armëpushimin dhe të vazhdojnë me marrëveshjen, Trampi u përgjigj: "Nuk jam i sigurt".

“Kjo nuk është lufta jonë, është luftë e tyre. Por unë nuk jam i sigurt”, ka thënë Trampi.

Tramp, megjithatë, tha se beson se Hamasi është "dobësuar" në luftën që filloi me Izraelin më 7 tetor 2023.

“Kam parë fotografi nga Gaza. Gaza është si një vend ku ka pasur shumë rrënime”, ka thënë ai.

Sipas tij, Gaza mund të përjetojë një rindërtim "fantastik" nëse vazhdohet me planin.

Тагови

Остани поврзан