• сабота, 22 февруари 2025

Trampi ndërpret ndihmën financiare për Afrikën e Jugut për kinse keqpërdorime

Trampi ndërpret ndihmën financiare për Afrikën e Jugut për kinse keqpërdorime

Uashington, 3 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se do të ndërpresë të gjitha fondet e ardhshme për Republikën e Afrikës së Jugut (RAJ), derisa të kryhet një hetim për atë që ai e quajti "trajtim shumë të dobët" të "grupeve të caktuara njerëzish".

"RAJ po konfiskon toka dhe po trajton shumë keq grupe të caktuara njerëzish", ka shkruar Trampi në rrjetin e tij social Trut Soushëll, pa ofruar prova për pretendimet.

"SHBA-ja nuk do ta lejojë këtë, do të ndërmarrë masa. Përveç kësaj, unë jam duke ndërprerë të gjitha financimet e ardhshme për Afrikën e Jugut derisa të kryhet një hetim i plotë për këtë situatë", shtoi ai. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан