• сабота, 22 февруари 2025

Trampi nënshkroi dekret për krijimin e një fondi sovran për mirëqenie të SHBA-së

Trampi nënshkroi dekret për krijimin e një fondi sovran për mirëqenie të SHBA-së

Uashington, 4 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp nënshkroi dekret me të cilin e angazhoi Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë që në 90 ditët e ardhshme të përgatisin plan për krijimin e fondit sovran për mirëqenie të SHBA-së.

“Politika e Shteteve të Bashkuara është që të maksimizohet menaxhimi me pasurinë kombëtare vetëm në favor të qytetarëve amerikanë. Në atë drejtim, me interes të popullit amerikan është që qeveria federale të vendosë fond sovran me qëllim që ta nxisë qëndrueshmërinë fiskale, ta ulë barrën tatimore ndaj familjeve amerikane dhe bizneseve të vogla, të sigurojë siguri ekonomike për gjeneratat e ardhshme dhe ta avancojë lidershipin ekonomik dhe strategjik të Shteteve të Bashkuara në nivel ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e mbrëmshme nga Shtëpia e Bardhë.

Detajet për atë se si saktë do të funksionojë dhe do të financohet fondi ende nuk dihen, por Trampi paraprakisht deklaroi se mund të bëhet përmes “doganave dhe mekanizmave të tjera të mençura”. fc/

 

Остани поврзан