• сабота, 22 февруари 2025

Trampi ka biseduar në telefon me Putinin

Trampi ka biseduar në telefon me Putinin

Uashington, 9 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në intervistë për “Nju Jork post” deklaroi se ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin për përfundimin e luftës në Ukrainë, njoftoi “Nju jork post”.

Trampi i pyetur sa herë ka biseduar me Putinin, theksoi se është “më mirë të mos tregojë”. 

“Ai (Putini) dëshiron të shohë se njerëzit do të ndalojnë të vdesin”, theksoi Trampi. 

Trampi për “Nju Jork post” theksoi se “gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me Putinin” dhe se ka plan konkret për dhënien fund të luftës, por, nuk zbuloi më shumë hollësi.

“Shpresoj se do të jetë shpejtë. Njerëzit po vdesin për çdo ditë. Kjo luftë është aq e keqe për Ukrainën. Dua të përfundojë kjo punë e mallkuar”, theksoi Trampi. 

Muajin e kaluar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se Putini është i gatshëm që në telefon të bisedojë me presidentin e SHBA-së. 

Trampi paralajmëroi edhe takim me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski. 

Ai foli edhe për Iranin, duke theksuar se preferon të lidhë marrëveshje për programin bërthamor iranian. 

“Do të dëshiroja marrëveshje para se t’i bombardoj... Ata nuk duan të vdesin. Askush nuk dëshiron të vdesë... Nëse lidhim marrëveshje, Izraeli nuk do t’i bombardojë”, bëri të ditur presidenti amerikan. 

Por, ai nuk zbuloi hollësi për bisedimet e mundshme me Iranin dhe refuzoi të tregojë se çka do t’i ofrojë Teheranit për kthim.

“Nuk mund ta them këtë sepse është shumë e pakëndshme. Nuk do t’i bombardoj”, theksoi Trampi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан