• сабота, 22 февруари 2025

Trampi: Izraeli do t'ia dorëzojë kontrollin ndaj Gazës SHBA-së pas luftës, nuk ka nevojë për ushtarë amerikanë në teren

Trampi: Izraeli do t'ia dorëzojë kontrollin ndaj Gazës SHBA-së pas luftës, nuk ka nevojë për ushtarë amerikanë në teren

Uashington, 7 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Izraeli do t’ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas përfundimit të luftërave dhe popullata e enklavës do të zhvendoset në vend tjetër, që sipas tij nënkupton se nuk do të nevojiten ushtarë amerikanë në teren. 

Një ditë pasi bota e dënoi deklaratën e Trampit se ka për qëllim ta marrë Gazën dhe ta shndërrojë në “Rivierë në Lindjen e Mesme”, Izraeli e urdhëroi armatën e tij që të përgatitet të lejojë largim vullnetar të banorëve në enklavë.

Trampi, i cili dje refuzoi ta përjashtojë mundësinë për shpërndarjen e ushtarëve amerikanë në Gazë, i sqaroi planet e tij në një koment në rrjetin e tij social „Truth Social“.

"Rripi i Gazës do t'i dorëzohet SHBA-së nga Izraeli pas përfundimit të armiqësive... Palestinezët do të vendosen në lagje shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne në rajon. Nuk do të nevojiten ushtarë amerikanë," shpjegoi Tramp.

Plani i Trampit ishte pritur me mbështetje të madhe në Izrael, me çka kryeministri Benjamin Netanjahu e lavdëroi propozimin e presidentit amerikan si “të jashtëzakonshëm”. fc/

 

Остани поврзан