Trampi iu kërcënua Iranit me "fshirje nga faqja e dheut" nëse sulmohet
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot iu kërcënua Iranit me forcë masive nëse kryhet sulm ndaj tij, në deklaratë të dhënë për televizionin amerikan "NjuzNejshën.
Uashington, 21 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot iu kërcënua Iranit me forcë masive nëse kryhet sulm ndaj tij, në deklaratë të dhënë për televizionin amerikan "NjuzNejshën.
"Tërë shteti do të shkatërrohet", deklaroi Tramp.
Ai shtoi se, nëse diçka i ndodh, ka "instruksione shumë të fuqishme", duke theksuar se "nëse diçka ndodh, ata do të fshihen nga faqja e dheut".
Deklarata vijoi pas pyetjes për raporte se udhëheqësia iraniane ka dërguar kërcënim me vdekje për të.
Pas kërcënimeve të Trampit dhe sulmeve personale nga ana e liderit suprem iranian, Ali Hamnei, rritet brengosja për eskalim të mundshëm ushtarak në rajon. Presidenti amerikan paradokohe publikisht u prononcua në favor të ndryshimit të regjimit në Iran.
Presidenti iranian, Masud Pezeshkijan deklaroi se çdo agresion kundër Hamneit do të thotë luftë e plotë kundër kombit iranian.
Sipas aktivistëve, në protestat më të reja masive në Iran janë vrarë më shumë se 4.200 demonstrues. Udhëheqësia shtetërore për këtë dhunë i akuzon "elementet terroriste", si dhe armiqtë kryesorë - SHBA-në dhe Izraelin. bsh/
Foto: Arkiv