• сабота, 28 декември 2024

Trampi i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme që ta ndërpret zbatimin e ligjit për ndalesën e TikTok-ut

Trampi i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme që ta ndërpret zbatimin e ligjit për ndalesën e TikTok-ut

Uashington, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme të SHBA-së që ta pezullojë zbatimin e ligjit federal për TikTok-un, i cili do të ndalonte rrjetin e njohur social ose do të detyronte pronarin e tij ta shesë atë.

TikTok dhe pronari i tij ByteDance po këmbëngulin që ta mbajnë aplikacionin e famshëm onlajn në SHBA, pasi që Kongresi në prill votoi për ta ndaluar atë nëse kompania mëmë kineze e aplikacionit nuk e shet TikTok-un deri më 19 janar.

Ata u përpoqën të rrëzonin ligjin dhe Gjykata e Lartë pranoi ta shqyrtonte çështjen. mb/

 

Остани поврзан