• сабота, 28 декември 2024

Kompani ajrore anuluan fluturimet drejt Rusisë pas sulmit të aeroplanit të Azerbajxhanit

Kompani ajrore anuluan fluturimet drejt Rusisë pas sulmit të aeroplanit të Azerbajxhanit

Moskë, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Disa kompani ajrore kumtuan se i ndërpresin fluturimet drejt qyteteve ruse, vendim i sjellur pasi që disa ekspertë amerikanë vlerësuan se rrëzimi i aeroplanit të kompanisë Azerbajxhan erllajns javën e kaluar me siguri është shkaktuar nga predha kundërajrore ruse.

Aerotransportuesi nacional i Turkmenistanit Turkmenidtan erllajns sot kumtoi se fluturimet Asjgabat-Moskë-Ashgabat më 30 dhe 31 dhjetor janë anuluar, pa dhënë spjegime.

FllajDubai kumtoi se i anulon fluturimet mes Dubait dhe qyteteve jugore ruse Mineralni Vodi dhe Soçi - mes 27 dhjetorit dhe 3 janarit. "Kazak er" i Kazakistanit i ndërpreu fluturimet e veta drejt Ekaterinburgut deri në fund të janarit.

Ato shkojnë drejt hapave të kompanisë izraelite El Al, e cila të enjten kumtoi se i ndërpret fluturimet drejt Rusisë për një javë për shkak të situatës "në hapësirën ajrore ruse".

Aeroplani i Azerbejxhan Erllajns, Embraer 190 fluturoi nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku drejt qytetit rus, Grozni të mërkurën kur për shkaqe ende të panjohura u rikahëzua dhe u rrëzua derisa tentoi të ateronte në Aktau, Kazakistan dhe me atë rast jetën e humbën 38 persona, ndërsa 29 i mbijetuan rrëzimit dhe janë të lënduar. ab/

 

Остани поврзан